Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Donald Trump po informojnë të martën me dyer të mbyllura anëtarët e Kongresit lidhur me kërcënimin që ata thonë se paraqet Irani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, shefi i shtabit, gjeneral Joseph Dunford dhe një zyrtar i zbulimit që nuk është identifikuar kanë në plan të flasin me ligjvënësit, pas ditësh dyshimesh të shprehura nga zyrtarë amerikanë sipas së cilëve Irani ishte përgjegjës për sulmet e javës së kaluar kundër dy stacioneve saudite të naftës dhe një sabotazh më herët në katër cisterna nafte.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif sugjeroi të hënën që Presidenti amerikan Donald Trump “të provojë respektin” në vend që të bëjë kërcënime.Ai po reagonte ndaj një postimi të preisdentit Trump në Twitter të dielën, ku ai thoshte: “Nëse Irani do të luftojë, ky do të ishte fundi zyrtar i Iranit. Kurrë më mos i kërcënoni Shtetet e Bashkuara!”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...