Skuadra e San Antonio Spurs ka marrë vendimin për të tërhequr fanellën me nr.9 që mbante të veshur basketbollisti francez Toni Parker. Francezi 37-vjeçar u tërhoq në fund të sezonit të kaluar, ndërsa ceremonia do të kryhet më 11 nëntor. Me fanellën e Spurs, Parker fitoi 4 tituj kampionë, duke qenë një nga ikonat e këtij ekipi dhe të NBA-së. Një herë është shpallur MVP i finaleve dhe 6 herë ka luajtur në “All Star Game”. San Antonio merr këtë vendim për ta vlerësuar e respektuar, ashtu sikurse ka bërë më parë edhe me dy ish-shokët e tij të skuadrës: Manu Xhinobili dhe Tim Dankan. Toni Parker është basktebollisti i dhjetë që skuadra e Sparsit i tërheq fanellën.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...