Masimilano Alegri në fund të sezonit , largohet nga Juventusi, pasi kaloi 5 vite në pankinën e kampionit aktual të Italisë. Alegri erdhi te Juventusi në vitin 2014, pasi që me Milanin fitoi titullin në Seria A. Në pankinën e Juventusit , Alegri fitoi 11 trofe , prej të cilëve 5 në Seria A, katër në Kupën e Italisë dhe 2 në Super Kupën e Italisë. Me Juventusin ishte dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mund nga Barcelona në vitin 2015, dhe Real Madridi në vitin 2017. Kampionët e Italisë informojnë se ende nuk është gjetur zëvëndësimi për Alegrin, ndërsa mediat shkruajnë se kandidat më serioz janë Didie Deshamp dhe Maurisio Poketinjo. Sfida e ardhshme e Alegrit ëhstë skuadra e PSZH-së, I cili në fund të sezonit do të largojë Tomas Tuhell.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...