Antoan Griezman transferohet nga Atletico e Madridit te Barcelona, për 120 milionë euro. Pas javësh të tëra në pritje, me shumë spekulime dhe po ashtu shumë tension, aq sa Atletico nisi një sulm të paparë ndaj lojtarit dhe Barcelonës, për lojërat që po bënin, Barça është detyruar të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh, me avokatin e klubit kampion që ka shkuar në zyrat e La Ligas për të mbyllur operacionin. Sipas rregullores, Barcelona paguan në La Liga dhe nuk ka asnjë kontakt me Atletiko Madrid, që i merr paratë nga La Liga. Griezmann bashkohet me një sulm spektakolar, sepse gjen emra si Messi, Suarez e Dembele, por me siguri tashmë Malkom, Koutinjo dhe ndoshta Dembele dalin në shitje. Griezman, i cili do të prezantohet ditët e ardhshme, do të firmosë kontratë deri në 30 qershor 2024, ndërsa klauzola e prishjes së saj do të jetë 800 milionë euro!

Loading...

Shpërndaj me

Loading...