Deontej Uajllder ka bërë të ditur se do të kërkojë meçin e tretë me Tajson Fjurin. Në ‘MGM Grand’ të Las Vegasit, Fjuri mposhti Uajllderin me nokaut teknik në raundin e shtatë, duke i marrë titullin e VBC-së në peshat e rënda.

Sfida e para në dhjetor të 2018-ës u mbyll në barazim, ndërsa Fjuri arriti ta fitojë rimeçin e shumëpritur, më shumë se një vit më vonë.

Por, duket se do të ketë përballje të tretë, pasi që amerikani Uajllder do të aktivizojë klauzolën e rimeçit, për t’u përballur sërish me Fjurin.

Boksieri 34-vjeçar, duke konfirmuar se do të ketë sfidë të tretë me Fjurin, potencoi se kostumi ka qenë tejet i rëndë që e kishte veshur para meçit dhe ai  ka ndikuar në performancën e tij, pasi i kishte lodhur këmbët.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...