Matijs de Ligt është zyrtarisht futbollist i Juventusit. Klubi bardhezi, nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka zbuluar të gjitha detajet e kontratës me qendërmbrojtësin holandez, i cili konsiderohet një goditje e madhe për fazën mbrojtëse të skuadrës së drejtuar tashmë nga Maurizo Sarri.

Juventus Football Club S.p.A. komunikon se ka arritur marrëveshjen me Ajaksin për blerjen e paraqitjeve sportive të futbollistit Matijs de Ligt për 75 milionë euro, shumë që do të shlyhet në 5 këste, plus 10.5 milionë euro komision (shkon për memanxherin Mino Raiola). Kontrata është 5-vjeçare, pra deri më 30 qershor 2024.”

Mësohet se paga e lojtarit mund të shkojë me bonuset deri 12 milionë euro në sezon.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...