Zvicra ka miratuar masat antiterroriste të Bashkimit Evropian (BE) në një referendum ku sot u votua për një ligj që shtrëngon kushtet për zotërimin e armëve, tregojnë sondazhet pas votimit.

Sipas këtyre vlerësimeve, zviceranët e kanë pranuar ligjin e ri me 67% të votave, transmeton KosovaPress.

Para votimit, autoritetet paralajmëruan se refuzimi i ligjit mund të çonte që vendi të përjashtohej nga marrëveshjet evropiane mbi Shengenin dhe Dublinin, me të cilat është e lidhur, ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
Ligji është kritikuar nga disa shoqata sportive duke deklaruar se është e padobishme në trajtimin e terrorizmit.
Vlerësohet se rreth 2.3 milionë qytetarë kanë armë, që është rreth një e treta e popullsisë së Zvicrës.

Masat e shtrëngimit do të zbatohen për armët gjysmë automatike, si dhe për lloje të caktuara të pushkëve.
Zviceranët kanë edhe zakonin që të dalin për të gjuajtur me armë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...