Zjarri i madh që pjesërisht e shkatërroi katedralen Notrë Dam në Paris, është shuar tërësisht , kumtoi sot në mëngjes zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse parisiene.

Ndërkohë, prefektja e Parisit, Ana Hidagldo paralajmëroi se do të organizojë konferencë donatore për rikonstruktimin e katedrales parisiene.

Disa donatorë tashmë kanë paralajmëruar se do të dhurojnë para për rikonstruksionin e Notrë Damit. Kështu, rajoni Ile de Frans në të cilin gjendet edhe qyteti i Parisit, kumtoi se do të ndajë 10 milionë euro, grupi LVMH i mallrave luksoze të miliarderit francez Bernar Arno do të dhurojë 200 milionë euro, ndërsa pronari i “Kering” Fransoa Anri Puno kumtoi se do të dhurojë 100 milionë euro për Notrë Damin./MIA

Loading...

Shpërndaj me