Një zjarr ka shpërthyer sot në një apartament në katin e pestë të një ndërtese në Rrugën Ruzvelt në Shkup. Me ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është shuar plotësisht, tha për MIA-n Vladimir Vladimirovski, komandant i Brigadës Territoriale të Qytetit të Shkupit.

Në 1:30 pasdite morëm një alarm për rënie zjarri. Është ndërhyrë me pesë zjarrëfikëse dhe 15 zjarrfikës. Zjarri u shua plotësisht në orën 2 pasdite, tha Simonovski.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...