Shtypi anglez shkruan këtë të shtunë për interesin e Real Madridit ndaj Rahim Sterling (24 vjeç). Si “Mirror”, ashtu edhe “Daily Star”, raportojnë se trajneri francez e sheh sulmuesin e “qytetarëve” si një nga pjesët e rindërtimit të ekipit të bardhë këtë verë, bashkë me Eden Hazard. Tabloidët anglezë besojnë se 350 milionë euro, që ka Real Madridi në dispozicion të merkatos së verës, janë të mjaftueshme për të ndërmarrë këto lloj operacionesh. Në fakt, lojtari i lindur në Kingston të Xhamajkës, është mjaft i rëndësishëm në skemat e Pep Guardiolës në “Etihad”. Ai erdhi te “qytetarët” në verën e vitit 2015 nga Liverpool, për rreth 65 milionë euro. Këtë sezon është duke bërë vërtet mirë, me 19 gola të shënuar në 39 ndeshje të luajtura. Ai luan zakonisht në të djathtë, por mund të aktivizohet edhe në dy krahët dhe mesfushë. Sterling ka qenë 47 herë pjesë e Anglisë dhe ka shënuar 4 gola me atë fanellë. Ai ka kontratë deri në korrik të vitit 2023, pasi ka rinovuar në nëntor të vitit të kaluar, me një nga pagat më të mira në Premier League (rreth 18 milionë euro në vit).

Loading...

Shpërndaj me