Jadon Sancho ka spikatur këtë sezon dhe ka hyrë në radarët e klubeve të mëdha. Ai e di mirë se një lëvizje tjetër e shpejtë do të ishte e parakohshme, duke preferuar të fitojë më shumë eksperiencë te Borussia Dortmund. Tani, në moshën 19-vjeçare, ai është akoma i ri, por ka luajtur në 39 ndeshje zyrtare me verdhezinjtë e Bundesligës, ka shënuar 12 gola dhe dhënë 18 asiste.

Me këto rekorde personale, sulmuesi anglez është bërë pjesë e planeve të Real Madridit, që duket i orientuar të nënshkruajë me lojtarët e rinj, plot të ardhme. Vinicius, Brahim, Rodrygo e të tjerë janë “adoleshentët” ekzistues, në radhët e të bardhëve. Transferimi i Jadon Sanco është një nga kërkesat e Zidane. Trajneri francez është shumë i interesuar për ritmin e tij dhe efikasitetin në sulm. Një lojtar i së tashmes dhe i së ardhmes.

Sancho ka një kontratë me Borussia Dortmund deri më 30 qershor 2022, kështu që duhet të ketë negociata mes klubeve. Dhe kjo nuk duket një detyrë e lehtë, pasi të mëdhenj të tjerë, si Barça, PSG dhe Manchester United, tashmë kanë trokitur për të. Në fakt, tabloidi gjerman “Bild” siguron se Borussia Dortmund do të pranojë të negociojë për një ofertë që fillon nga 180 milionë euro, jo më pak./telesport

Loading...

Shpërndaj me

Loading...