Zinedine Zidane nuk ka asnjë dyshim, për të trajneri më i mirë në botë është Pep Guardiola, kundërshtar me të cilin do të përballet në 1/8-at e Championsit.

Zidane nuk ka asnjë dyshim rreth vlerave të kolegut të tij të “Citizens”, duke e cilësuar atë si më të mirin në botë.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar gjithmonë. Por ndeshen Real Madridit dhe Manchester City, jo Zidane dhe Guardiola. Mund ta etiketoni si të doni këtë përballje: një klasike ose një derbi për mua është vetë, një ndeshje e madhe.E kemi parë çfarë aftësish ka te Barcelona, Bayerni dhe tani te Manchester City. Disa mendojnë se ka trajnerë të tjerë më të mirë, por për mua ai është më i miri”, u shpreh fillimisht ai.

Zidane foli edhe për dëmtimin e Eden Hazardit, që i ka prishur shumë punë në këtë sezon për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

“Më vjen shumë keq për Edenin. Pres që kur të kthehet të jetë 100% i riaftësuar. E kam parë në sytë e tij që nuk është aspak i lumtur për atë që la ndodhur, por pres që të mendojë pozitivisht. Operacioni? Nuk e di se çfarë do të ndodhë, as nëse e ka mbyllur sezonin”, përfundoi Zidane.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...