Nevoja për veting ndaj funksionarëve publik dhe kandidatëve për funksionarë publik, për juristin Naser Ziberi është e menjëhershme. Duke vlerësuar dispozitat e caktuara të draft/ligjit, Ziberi thotë se madje me e qëlluar do të ishte formimi i një organi të posaçëm për këtë qëllim me ekspertë ndërkombëtarë.

Nevoja është imediate për të përdorur edhe një instrument plotësues siç është ideja e kësaj Agjencie për veting në mënyrë që të kemi figura më të pastra të bartësve të funksioneve publike me hapësira më të ngushtuara për mundësi të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe me kriminalitet dhe korrupsion më të ulët. Ideja do të kishte qenë ndoshta më e mirë sikur vetingun ta bënte një organ i pavarur, jo i kontrolluar dhe qeveria, madje i përzier me struktura ndërkombëtare të cilat janë kompetente për luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit- deklaroi juristi Naser Ziberi.

Ziberi vlerëson se nuk ka përplasje të kompetencave të Komisionit shtetor për parandalimin e korrupsionit dhe Agjencisë e cila propozohet të formohet për verifikimin e personave që mbajnë ose që janë kandidatë për funksione publike. Ai vlerëson se struktura e këtyre institucioneve do të jetë e ndryshme kurse Agjencia e vetingut do të ketë edhe rol skanimi paraprak të dikujtë përpara se merr funksionin.

Qëllimi është i njëjtë i njërit institucion dhe tjetrit që propozohet por ky institucion ka edhe veçantitë e veta sepse do të merret me situata paraprake, me futjen në skan të kandidatëve të mundshëm për bartës të funksioneve duke formuar një katalog të pastërtisë së figurës publike- theksoi Naser Ziberi.

Sa i takon vetingut ndaj gjykatësve dhe prokurorëve, gjë e cila poashtu është paraparë në draft/ligj, Ziberi thotë se do të jetë i suksesshëm nëse ka afat të qartë zbatimi dhe një komision kompetent për zbatimin e tij.

BDI-ja ka dorëzuar te grupet parlamentare draft/versionin e ligjit për veting. Alsat siguroi disa pjesë të tij me të cilat parashikohet formimi Agjencisë së mvetësishme për kontrollin e bartësve dhe kandidatëve për bartës të funksioneve publike e cila do të mbledhë, analizojë dhe publikojë të dhënat për to. Vetingu parashikohet të përfshijë të gjitha funksionet duke filluar nga presidenti, kreu i Kuvendit dhe kryeministri dhe duke përfshirë madje edhe gjykatësit dhe prokurorët. Agjencia parashikohet të udhëhiqet nga drejtori dhe zëvendësi i tij të cilët i zgjedh dhe shkarkon Kuvendi. Partitë deri tani nuk kanë pasur qëndrim të prerë për mbështetjen ose jo të nismës për veting.

Fatlume Dervishi 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...