Një eksplorues amerikan gjeti mbetje plastike në oqean. Ai kishte qëllim të thyente rekordin e zhytjes më të thellë në botë në Oqeanin Paqësor. Victor Vescovo u zhyt rreth 11 kilometra dhe kaloi katër orë duke eksploruar. Ai gjeti krijesa deti, qese plastike dhe letra karamelesh. Kjo është hera e tretë që njerëzit kanë arritur thellësitë ekstreme të oqeanit. Ndër të tjera, Victor dhe skuadra e tij besojnë se kanë gjetur katër specie të reja të krustacëve dhe një kërmill ngjyrë rozë nën thellësinë 8 mijë metra. Sa i përket ndotjes, prej kohësh mbrojtësit e mjedisit po mbajnë në vëzhgim Pirgun e Madh të Paqësorit, një masë gjigante mbeturinash plastike në verilindje të Oqeanit Paqësor me një madhësi tre herë më të madhe se sipërfaqja e Francës. Tonelata mbeturinash plastike janë grumbulluar për shkak të rrymave detare në brigjet e ishujve Galapagos, ndërsa copa mikropartike po përfundojnë në stomakun e specieve të rralla të arkipelagut, 1000 kilometra në perëndim të pjesës kontinentale të Ekuadorit.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...