Marina Kazanovska nga Rusia ka hyrë në Librin e Rekordeve Botërore si femra e parë në botë e cila në distancë më të gjatë ndonjëherë ka notuar me një frymë. 36 vjeçarja për ta vendosur këtë rekord notoi në një distancë të jashtëzakonshme prej 154 metrash. Përpjekja për ta thyer këtë rekord u ndoq nga një ekip i tërë xhiruesish dhe zyrtarë të Librit Guinnes. Teksa notonte në thellësi të detit në Karibet Norvegjeze pa pajise ndihmëse zhytje Marina dukej si një sirenë. Përveç se zhytëse dhe instruktore e zhytjes Marina Kazanovska është edhe aktore filmash dhe modele.

 

Pamjet: World Guinnes Record

Shpërndaj me