Zhorginjo thotë se ai është i vendosur të mbahet mend si një lojtar i Çellsitt dhe jo si ‘mbrojtës’ i Maurizio Sarrit. Zhorginjo ka punuar me Sarrin te Napoli para se ta ndiqte atë te Çellsi verën e kaluar, megjithëse trajneri që nga atëherë ka kaluar në Juventus. Mesfushori tani është i prirur të krijojë një reputacion për veten e tij në ‘Stëmford Brixh’, nën legjendën e klubit Frank Lampard.

Unë isha pak i trishtuar duke parë njerëzit që menduan se mbërrita këtu vetëm për shkak të Sarrit. Unë arrita këtu për shkak të punës sime të palodhur, punës time çdo ditë, sakrificave të mia. Është një sfidë për mua t’u tregoj fansave që falë punës time, jam arsyeja pse arrita këtu. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të ketë një sezon të mirë dhe gjithashtu që emri im të njihet nga Zhorginjo, i cili luan për Çellsin, jo Zhorginjo, i cili punon vetëm me Sarrin”, tha 27-vjeçari për “Esporte Interativo”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...