Ndihma tek të pavendosurit për të zgjedhur partinë më të afërt me vlerat e tyre dhe vizionin e tyre politik duke sjellë sa më shumë qytetarë të BE të jetë e mundur për të votuar, është qëllimi i aplikacionit shumë gjuhësor të zhvilluar nga hulumtuesit e Institutit Universitar Evropian (EUI) në bashkëpunim me Universitetin e Luçernës në funksion të zgjedhjeve në PE.

Aplikacioni ”euandi2019”, i disponueshëm në 20 gjuhë, fton përdoruesit të reagojnë ndaj 22 çështjeve politike që mbulojnë tema të ndryshme, nga emigracioni dhe deri në politikën e jashtme të BE.

Rezultatet do të tregojnë, në varësi të përgjigjeve, se cilat parti janë më të përafërta me vizionin e zgjedhësit, në një mënyrë “politikisht neutrale”.

Projekti është rezultat i punës së një ekipi prej 122 shkencëtarësh dhe ekspertësh politikë, të ardhur nga vende të ndryshme anëtare të BE-së (pesë për çdo vend), dhe mbulon mbi 250 parti dhe lista elektorale në garën për Parlamentin Evropian.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...