Kryeministri grek, Aleksis Cipras nuk mund të sigurojë mbështetjen e ish-ministrit të tij Janis Varufaqis, i cili përjashtoi një ditë më parë çdo aleancë me partinë në pushtet, SYRIZA, në sfondin e zgjedhjeve parlamentare të 7 korrikut.

Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, partia e së cilit MeRA25 nuk arriti të siguronte asnjë vend në Parlamentin Europian më 26 maj, konfirmoi për të përditshmen ”Kathimerini” se nuk do t’i ofronte mbështetjen e tij Aleksis Ciprasit, pasi partia e tij SYRIZA pësoi një humbje katastrofike në zgjedhjet europiane.

‘’Përse t’i japim votat tona deputetëve të SYRIZA-s, të cilët votuan memorandumet gjatë krizës së borxhit’’, deklaroi Varufaqis, i cili e akuzon Ciprasin se nuk i është përmbajtur premtimeve elektorale.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...