Viti i paralajmëruar si më ekonomik kaloi, dhe tani jemi në fillim të vitit në të cilin do të investohet në kapitalin njerëzor. Kështu Qeveria e paralajmëroi vitin 2020, gjatë prezantimit të buxhetit më të madh deri më tani. Disa nga ligjet që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor janë miratuar në ditët e fundit të vitit 2019. Kështu që, nga ky muaj pensionistët do të marrin pension më të lartë prej 700 denarësh, ndërsa paga më të larta do të ketë edhe për punonjësit në arsim dhe shëndetësi.

Masa e subvencionimit të kontributeve të pagave prej 600 deri më 6000 denarë edhe më tej vazhdon në sektorin privat. Këtë vit, hyn në fuqi edhe tatimimi i automjeteve motorike për të cilat për import të automjeteve deri në 10 mijë euro, tatimi do të matet sipas emetimit të dioksid karbonit. Nga 1 janari, ka pushuar edhe masa e tatimit progresiv për dy vitet e ardhshëm pasi Qeveria vlerësoi që kjo masë nuk i jep efektet e dëshiruara. Me këtë, kthehet sërish tatimi i sheshtë me çka, në vend të 15% për paga deri në 90 mijë denarë, do të paguhet 10% tatim personal. Për shkak se jemi para zgjedhjeve, ekspertët ekonomik muajt e kaluar paralajmëronin që na pret një vit optimist në rrafshin ekonomik. Sipas tyre, kur ka zgjedhje, rritja ekonomike shënon ngecje.

E dimë që në vitet kur kemi zgjedhje, një pjesë e mirë e projekteve mbeten pa realizuar për shkak të procesit zgjedhor. Me optimizëm mesatar pres që do të jemi afër këtij niveli të rritjes ekonomike ndërsa lidhur me deficitin buxhetor, do të thosha që është mirë i pozicionuar”-pohoi Zoran Ivanovski, profesor universitar.

Pritjet e ekspertëve edhe në këtë vit janë të njëjtat përkatësisht sundimi i të së drejtës, lufta me ekonominë joformale dhe më në fund politika t’i heq duart nga ekonomia.

Andrea Çobanova 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...