Rritja e rrogave minimale, subvencionet për rritjen e rrogës prej 600 deri në 6000 denarë dhe një sërë masash të tjera ekonomike do të realizohen nëse ekziston vullnet politik edhe në kushte të Qeverisë teknike, thonë institucionet kompetente. Pas formimit të Qeverisë teknike, Kuvendi sipas ligjit do të funksionojë pa pengesa.

Sipas nenit 66 paragrafi 1 i Kushtetutës, Kuvendi është në punë të vazhdueshme kështu që edhe në periudhën e formimit të Qeverisë teknike, apo të ashtuquajturës Qeveri e Përzhinos, Kuvendi funksionon. Vlerësoj se edhe në këtë periudhë sipas Kodit Zgjedhor, neni 15 në periudhën prej 60 dhe 90 ditëve kur është shpërndarja, Kuvendi punon në drejtim të mbajtjes së kondicionit të shtetit”-tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Një pjesë e premtimeve të Qeverisë është edhe rritja e rrogës minimale dhe subvencionimi i rrogave prej 600 deri 6000 mijë denarë. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thanë se masat e paralajmëruara do të realizohen.

Të dyja zgjidhjet ligjore, Ligji për Rroga Minimale dhe Ligji për Subvencionimin e Rrogave pritet të hyjnë në fuqi në periudhën e paralajmëruar”-pohoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Me këtë do të fitohet rritje e rrogës minimale në dhjetor të këtij viti, ndërsa subvencionimi i rrogave do të fillojë nga muaji i ardhshëm. Masat për subvencionimin e pajisjeve të gazit dhe subvencionimin e blerjes së automobilave janë një pjesë e masave të premtuara nga Ministria e Ekonomisë. Prej atje thonë se instalimi i pajisjes së gazit të martën do të gjendet në seancë qeveritare dhe pritet realizimi i kësaj mase. Por nga subvencionimi për blerjen e automobilave, grupi i punës ende analizon cila do jetë zgjidhja më e përshtatshme. Rritja e premtuar e rrogave për 10% për punonjësit në arsim varet nga vendimi i sindikatës, thonë nga Ministria e Arsimit. Për atë nëse do pranohet kjo ofertë, nga SASHK thonë se do të vendosin të premten. Sipas sindikatës ka mjaft hapësirë për marrëveshje.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...