Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nuk arriti që të përgatit befasi në Grupin G dhe me disfatë nga Polonia 0-2 mbylli ciklin e parafundit të eliminatoreve për Kampionatin EVropian 2020. Pas ndeshjes së fortë ndaj Sllovenisë, futbollistët e Maqedonisë dhanë maksimumin edhe ne Varshavë dhe gjatë kohë ishin afër cakut të dëshiruar , mirëpo në çerekun e fundit të sfidës nuk arritën që të ndalojnë zëvndësimet e trajnerit të Polonisë, të cilët shënuan dy golat e kësaj përballje. Minuta e 74 -të ishte vendosëse, pasi që Frangovski shënoi golin e parë , ndërsa Milik në minutën e 80-të , me një eurogol, vulosi shpresat e Maqedonisë për të arkëtuar një pikë në Varshavë. Ajo që duhet potencuar është se Maqedonia para sfidës me Polonisë, nuk i kishte në radhët e saj, Bardhin, Ademin, Triçkovski dhe Velkovski. Ndërkohë në sfidën e dytë të Grupit G, Austria në transfertë mundi Slloveninë me 1-0 dhe eliminoi “Zmajçekët” nga kualifikimi në EURO 2020.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...