Drejtori i Fondit Pensional në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaip Zeneli në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ndryshimet e fundit në rregullativën ligjore kanë ndikuar pozitivisht në stabilizimin e punës në Fondit Pensional për vitin 2019.

“Kemi rritje të përqindjes së kontributit për sigurim pesnional dhe invalidor prej 18 në 18.4 për qind, nga të cilat 12.4 për qind mbesin në shtyllën e parë, ndërsa 6 për qind transferohen në shoqëritë pensionale private”-tha Zendeli

Sipas Zenelit, rritja e pagave dhe rritja e numrit të të siguruarve ka kontribuar që të hyrat në Fondin Pensional të rriten.

“Të hyrat në Fond kanë pësuar rritje prej 10 për qind krahasuar me periudhën janar-tetor 2018 me periudhën janar-tetor 2019”-pohoi Zeneli.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...