OneBeat Balkans tashmë ka filluar! Programi kulturor qe bashkon rreth 15 muzicient nga Shqipëria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet me qëllim të bashkëpunimit të krijimit të muzikës, si dhe përfshirjen në punë multidisiplinare, udhëheqjen e punëtorive publike dhe përdorimin e artit për të krijuar besimin dhe inkurajimin e zhvillimit ekonomik të një rajoni të ndarë.

Ky program 24 ditor do të përfshijë një qëndrim 14 ditor të vendosur në Malet e Rugovës në Kosovë, pasuar nga një turne 10 ditore përmes Prishtinës, Shkupit (Maqedoni), Tiranës (Shqipëri), Novi Sadit (Serbi) dhe Zagrebit (Kroaci). Tanimë, 15 muzicientët janë mbledhur në rezidencën e OneBeat Balkans, me destinacion të pare Pejën, që simbolizon fillimin e programit.

Të gjithë pjesëmarrësit e OneBeat Balkans janë duke shfrytëzuar këto momente duke shpërndarë pikëpamjet e tyre multikulturore përmes tingujve të muzikës. Këta tinguj, pastaj do të shfaqen në të gjitha vendet e rajonit si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Kroacia. OneBeat në Shkup fillonë më 17 Shkurt në Qendrën Kulturore të Rinisë (MKC) me fillim në ora 20:00, në ambientet e Kino Frosina bashkë me muzicientët e Onebeat do të perforojë edhe një muziciente vendase Vera Miloshevska-Josifovska. OneBeat, është iniciativë e Departamentit i Shtetit Amerikan, Byrosë për Çështje Edukative dhe Kulturore, produksion i “Bang on a Can’s Found Sound Nation” dhe Balkan Art Zone, në partneritet me ambasadat amerikane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Ndiqeni OneBeat Balkans në facebook dhe instagram për të kuptuar më shumë rreth pjesëmarrësve dhe evenetve të OneBeat Balkans që do të mbahen gjatë ditëve në vijim.

Loading...

Shpërndaj me