Informacionet e fundit të shërbimeve sekrete thonë se terroristi Ebu Bekr al-Bagdadi fshihet mes Sirisë dhe Irakut, ndërkohë që ne kemi paralajmëruar partnerët tanë se lufta kundër ISIS po rritet në vendin tonë, theksoi presidenti libian, Fayez al Sarraj në një intervistë ekskluzive për Sky TG24.

”Shumë celula joaktive po zgjohen, rreziku nuk është vetëm për ne, por për të gjithë rajonin”, tha presidenti libian Fayez al Sarraj në një intervistë ekskluzive për Sky TG24, që do të transmetohet sot pasdite.

“ISIS po lufton në disa qytete në Libinë Jugore. Kjo është një dëshmi për praninë e tyre. Jam i sigurt se terrorizmi do të rritet nëse ushtarët tanë do të mbeten të angazhuar vetëm në Tripoli’’, theksoi ai./atsh

Loading...

Shpërndaj me

Loading...