Zbulohet shkaku i vdekjes së princit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, djalit të sundimtarit të qytetit të Sharjah Khalid bin Sulltan Al Qasimi, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij më 1 korrik.

Shejh Khalid bin Sulltan Al Qasimi, 39 vjeç kishte qenë duke festuar gjithë natën me një eskortë mashkull të quajtur Yohan Escobar. Ai u gjet i pajetë nga pastruesja e shtëpisë së tij, e cila e tmerruar kishte njoftuar policinë.

Sipas testimeve mjeko-logjore, u zbulua se i riu vdiq për shkak të nivelit të lartë të drogës në që kishte në trup.

Eskorta Escobar, i cili ka qënë një prej të dyshuarve kryesor pëer vdekjen e princit, është marrë në pyetje nga Policia dhe ka dhënë dëshminë e tij.

“Khalidin e zuri gjumi në dysheme dhe filloi të gërrhiste. Mendova se po flinte dhe u largova pa e zgjuar.”

Dëshmia e tij përkon me atë të pastrueses së shtëpisë, e cila u shpreh se e kishte gjetur shefin e saj në të njëjtin pozicion.

Babai i viktimës Sulltan bin Muhamed Al Qasimi ka qeverisur Sharjahun që nga viti 1972. Edhe djali i madh i sundimtarit nga martesa e tij e parë, Sheik Mohamed bin Sulltan bin Mohamed Al Qasimi vdiq nga një mbidozë e drogës në moshën 24 vjeçare në vitin 1999 në shtëpinë e familjes në Sussex.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...