Lionel Mesi do të jetë fitues i “Topit të Artë”, një çmim që ndahet nga e përditshmja “Frans Futboll”. E gjithë kjo për shkak se në rrjetët sociale u shfaq një foto , në të cilën u paraqitën rezultatet e votimit në zgjedhjen e sivjetshme për çmimin “Topi i Artë”. Në këtë listë mund të shihet se fitues për vitin 2019, do të jetë ylli i Barcelonës, Lionel Mesi. Ai ka fituar 446 pikë, duke lënë pas Virxhil Van Dajk me 382 pikë, Mohamed Sallah me 179 dhe Kristiano Ronaldo me 133 pikë. Në rast se votimi tregohet i saktë, atëherë Lionel Mesi do të kalojë Ronaldon në listën e fituesve të çmimit prestigjioz dhe do të arkëtojë topin e 6-të të Artë nga Frans Futboll.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...