Ndryshimi i kufijve në Evropë, duket se është projektuar së paku që nga viti i kaluar. Gjashtë burra ishin ulur në një tryezë ku ishte diskutuar ndryshimi i kufijve në Evropë.

Në Moskë të Rusisë, më saktësisht në hotelin “Metropol”, tre rusë dhe tre italian kishin diskutuar për këtë çështje. BuzzFeed News, ka publikuar sot një incizim nga diskutimi i tyre.

Aty dëgjohet një ndihmës i afërt i udhëheqësit më të fuqishëm të ekstremit të djathtë të Evropës, nënkryeministri italian Matteo Salvini – dhe pesë të tjerëve duke negociuar kushtet e një marrëveshjeje për të kanalizuar fshehurazi dhjetëra miliona dollarë të parave të naftës ruse në partinë Lega të Salvinit, përcjellë Insajderi.

Ky takim u mbajt në tetor të viti të kaluar, sipas BuzzFeed News, ndërsa tregoi qëllimin e tyre që ishte një marrëveshje e naftës.

“Qëllimi i tyre i vërtetë ishte të minonin demokracitë liberale dhe të formonin një Evropë të re nacionaliste të lidhur me Moskën”, thuhet në shkrim.

Incizimi  tregon se deri në ç’masë kanë qenë të gatshme të dyja palët që të fshehin faktet që përfituesi i vërtetë i marrëveshjes do të ishte partia e Salvinit. Kjo paraqet shkelje të ligjit italian për zgjedhjet, sipas të cilit partive politike u ndalohet të pranojnë donacione të mëdha nga jashtë edhe pse me shumë komoditetit kjo parti dhe partitë e tjera të ekstremit të djathtë në Evropë, publikisht përkrahin politikat pro Kremlinit.

“Ne duam të ndryshojmë Evropën,” tha ndihmësi i Salvinin, Gianluca Savoini.

“Një Evropë e re duhet të jetë afër Rusisë si më parë, sepse duam të kemi sovranitetin tonë”, vazhdoi ai.

Përveç lëshimit të fragmente të kasetës së Metropol – ekzistenca e së cilës po zbulohet për herë të parë sot – BuzzFeed News po boton gjithashtu një transkript të gjithë regjistrimit.

Gjejeni të plotë incizimet e publikuara nga BuzzFeed News

Loading...

Shpërndaj me

Loading...