Rihanna është zyrtarisht beqarja më e kërkuar. Pas ndarjes nga miliarderi arab, Hassan Jameel me të cilin kishte 3 vite në lidhje përflitet se Riri mund të jetë rikthyer me ishin e saj, Assap Rocky.

Ndërkohë që paparazzët i janë vënë pas Rihannës për të zbuluar se çfarë po ndodh tashmë me jetën e saj private, revista “People” ka zbuluar arsyen se përse Riri dhe Hassan i dhanë fund lidhjes.

Një burim për revistën tha: “Jetët e tyre ishin shumë të ndryshme dhe e kishin të vështirë ta vazhdonin lidhjen.”

Gjatë një interviste të dhënë vitin e kaluar Rihanna është shprehur se dëshiron të gjejë kohë për vete dhe se ka qëllim karrierën.

“Kam kuptuar që duhet të gjej kohë për veten sepse shëndeti mendor varet nga kjo. Nëse nuk je e lumtur, nuk do jesh e lumtur edhe po bëre gjërat që do të bësh. Qëllimi im është karriera dhe duhet të më bëjë të ndihem e lumtur. Kur hyra në një lidhje, duhet të bëja gjithë kohës llogaritje. Madje në kalendar kam shënuar ditët që kam vendosur t’i kem pushim“, tregoi Rihanna.

Ndërkohë që mediat po komentojnë jetën private të Ririt fansat mezi po presin publikimin e albumit të këngëtares./Neës31.al

Loading...

Shpërndaj me

Loading...