Stadiumi ‘Air Albania’ do inagurohet të dielën e 17 Nëntorit pas 5 viteve punimesh mirëpo nuk do të jetë një hapje e thjeshtë. Fillimisht do të luhet ndeshja e parë në këtë stadium ajo mes Shqipërise dhe Francës në kuadër të eleminatorëve të kampionatit europian 2020, mirëpo pasi që Shqipëria nuk ka shance për kualifikime, kjo ndeshje mund të quhet më tepër një miqësore.

Përveç ndeshjes për ta uruar hapjen e impiantit të ri është paraparë një koncert i madh me producent Ardit Gjebrean. Sipas Revistës Anabel që zbuloi këngëtarët pjesëmarrës, atë natë do këndojë Flori Mumajesi hitin Kuq e Zi pa Elvana Gjatën, Aurela Gaçe do këndoj këngën hit Xhamadani Vija vija. Për të kënduar himnet e dy shteteve do kujdesen Juliana Pasha me atë shqiptar dhe Besa Kokëdhima me atë frances e cila së fundmi jeton dhe punon në Francë.

Surpriza e mbrëmjës është edhe Era Istrefi që do këndoj këngën e turnetu botëror që gjithashtu e performoi edhe në Rusi në finalen e madhe.

Ndërkohë biletat për të parë ndeshjen dhe koncertin janë shitur të gjitha pas interesimit të madh të tifozëve për të qënë më afër stadiumit të ri.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...