Janë zbuluar dy skuadrat që do të zbresin në fushë në lojën e yjeve, që do të luhet nesër në Prishtinë. Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, për nder të 20 vjetorit të çlirimit, do të luhet ndeshja bamirëse, skuadra Xhaka – skuadra Rashica. Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të jenë ata që do të krijojnë skuadrat e tyre, për të luajtur ndeshjen nga e cila të gjitha të ardhurat nga biletat do të shkojnë për të ndihmuar familjet në nevojë. Por, sot më në fund janë mësuar edhe dy skuadrat e plota që do të paraqiten në këtë ndeshje. Aty ka edhe këngëtar të njohur, ish futbollist, futbollist aktiv, boksier, e basketbollist.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...