Dorezat me xhiroskop u ndihmojnë njerëzve të prekur nga sëmundja e Parkinsonit dhe u mundëson atyre që t’i kenë duart nën kontroll.  Kjo sëmundje shkakton dridhje të duarve dhe vështirëson detyrat e përditshme, siç është ngrënia dhe pija.Krijuesi i dorezave “GyroGlove”, Faii Ong, ishte frymëzuar nga një grua 103-vjeçare. “Nxënësit në shkolla nuk mësojnë për këtë sëmundje nga e cila vuajnë 200 milionë njerëz në botë”, thotë ai. I vendosur mbi dorë, xhiroskopi i kundërpërgjigjet çdo lloj dridhjeje, të cilat i qetëson menjëherë. Ong e ka lënë punën në spital me qëllim që të përqendrohet në zhvillimin e pajisjes që vitin e ardhshëm pritet të marrë leje në SHBA dhe Evropë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...