Kjo verë ka qenë shumë e pafat për Elseid Hysajn, pasi ka parë t’i mbyllen opsionet një nga një. Roma ishte ekipi që u përfol së fundmi për të marrë mbrojtësin shkodran, por gjërat në merkato kanë ndryshuar dhe kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Çellsit, Davide Zapakosta. Trajneri Frank Lampard lejoi që italiani të kthehej në Serie A. Ai do të huazohet një vit nga Roma dhe ka mbërritur në Itali. Hysaj tani mbetet peng i Napolit dhe pritet të kalojë një sezon të vështirë. Shkodrani nuk pëlqehet nga trajneri Karlo Ançeloti që i ka dhënë dritën jeshile për t’u larguar nga skuadra.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...