Skuadra e Romës ishte në prag të angazhimit të Xherdan Shaqirit, gjatë merkatos së janarit. Lajmin e ka bërë të ditur Xhianluka Di Marzio në emisionin e tij, duke zbuluar edhe disa detaje të tjera interesante.  Skuadra e Romës kishte kërkuar shërbimet e Shaqirit në formë huazimi për gjashtë muaj. Dhe krejt kjo kishte ndodhur para se ata të dakordoheshin për shkëmbimin Spinazola – Politano, që erdhi si pasojë e dëmtimit të Nikolo Zaniolo. Në këtë mënyrë Shaqiri me shumë gjasë do ta vazhdojë aventurën me Liverpulin, së paku deri në fund të sezonit

Loading...

Shpërndaj me

Loading...