Propozim ligji për arisimin fillor është një nga ligjet më të bukura e të këndshme të përpiluara deri më më tani mirëpo zbatimi kurrë nuk do të bëhet realitet. Kështu vlerëson profesori Tahir Zajazi duke kujtuar se ligiit i mungon bazamenti, që sipas Zajazit, janë institucionet pedagogjike të cilat nuk janë të përgatitura në nivel të këtij ligji. Ndërkohë, për vlerësimin në shkallë të mësimdhënësve, si: Arsimtar fillestar, Arsimtar ,Arsimtar mentor dhe Arsimtar këshilltar, Zajazi shprehet se kjo duhet të meret seriozisht dhe me përgjegjësi të plotë për shkak se me këtë formë varet punësimi dhe avancimi i mësimdhënësve.

Është mirë që ajo të zbatohet por nuk ka shansa të zbatohet sepe për mësim individual, për mësim në grupe, për mësim koperues e kështu me radhë duhet ti përgatis fakulteti pedagogjik studentët që ai të jetë në gjendje ta aplikoj, ta zbatoj atë. Ju garantoj se ai ligj nuk mund të zbatohet sepse nuk ke me kë ta zbatosh, të mungon drejtorët, të mngon psikologët, të mungon pedagogu, të mungon arsimtari, a e dini si ajo do të zbatohet në mënyrë të inskenuar, formalizim si përherë që bëhen formalizime. A ligji në fjalë, sikur të kishte fakultete pedagogjike të frymës modern është i shkëlqyer- deklaroi profesori Tahir Zajazi.

Kritika për këtë ligj vijnë edhe nga Sindikata e Pavarur e Arsimit, e cila akuzon se përpilimi i ligjit u bë nga njerëz dhe organizata servile të pushtetit.

Do të shqiptohen gjoba që janë në lartësi të një rroge mesatare dhe paramendoni si do të ishte nëse nje mësuesi përnjëherë i shqiptohen 4 shkelje për mos përmbushje të detyrave atëherë mund të arrijë gjoba deri mbi 1500-2 mijë euro. Ne nuk do të ndalemi këtu, do ta kontestojmë Ligjin për arsim fillor në pjesën për gjoba edhe para institucioneve të tjera sepse vlerësojmë se punëtorët në arsim duhet ti gëzojnë të gjitha të drejtat në formë të barabartë ngjashëm me punëtorët tjerë në sektorin public dhe privat- deklaroi  Tomisllav Gievski, kryetar I SPASH.

Ndaj propozim Ligjit ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Kjo parti vlerëson se ligji është një kopje e ligjit në fuqi me disa ndryshime të vogla kozmetike. Sipas ASH-së me ndryshimet e reja edhe më shumë kufizohet kreativiteteti i mësimdhënësve duke u ngarkuar edhe më tepër me administratë, ndërsa duke mos lënë hapësirë për të hulumtuar metoda, teknika dhe forma bashkëkohore për mësimdhënie interaktive. Propozim ligji për arsimin fillore për një kohë të shkurtër ptitet të gjendet për debat edhe para deputetëve të cilët do të vendosin nëse do të japin dritën jeshile.

Melihate Rustemi         

Loading...

Shpërndaj me

Loading...