Deri sa në Evropë kanë filluar reagimet e para pas deklaratës së presidentit francez Emanuel Macron për revistën “The Economist”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se presidenti francez ka thënë “fjalë të arta” në deklaratën e tij ku thuhet se “NATO është para vdekjes klinike dhe se Evropa është në prag të kolapsit”.

“A do të mundet Evropa të bëhet përsëri zotërues i fatit të saj? Shekulli 20 – dy botë të ndryshme, shekulli 19 dhe më herët – luftëra lokale të pafund dhe eksport i “ideologjisë”. Proceset që filluan me “pikat” e Woodrow Wilson, të cilat u përforcuan në Luftën e Dytë Botërore dhe u zhvilluan në integrime ekonomik pastaj edhe politika në Evropë. Kjo ndihmoi në përfundimin e mosmarrëveshjeve të pafund në Evropë, por në të njëjtën kohë çoi në krizën e sotme të identitetit dhe zhvillimit”, shkruan Zaharova.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...