Në Bruksel, delegacioni i drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev takoi përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federika Mogerini ku u tha se vendi ka arsye të mëdha që të shpresojë për sinjal pozitiv nga të gjithë institucionet evropiane në periudhën e ardhshme. Mogerini ka inkurajuar kryeministrin të përmbushen edhe masat e mbetura nga plani për reforma, deri në qershor të këtij viti. Sa i takon procesit zgjedhor, palët kanë theksuar se presin qasje konstruktive dhe pjesëmarrje të opozitës në zgjedhje dhe në proceset reformuese. Në Bruksel, Zaev shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri Jashtëm Nikolla Dimitrov. Kryeministri do të drejtojë Këshillin e stabilizim asocimit për Maqedoninë e Veriut kurse më vonë gjatë ditës do të takojë edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...