Kryeministri Zaev ka pranuar ftesën e kreut të opozitës Hristijan Mickoski për një duel televiziv. Nga Qeveria thonë se Zaevi është i gatshëm për debate të këtilla.

Dueli i fundit televiziv ka qenë në vitin ’98 – ’99 që do të thotë para 20 vitesh. Kryeministri Zaev është i gatshëm që në çdo kohë dhe në cilën do qoftë televizion kombëtar, të debatojë për të gjithë temat me interes për opinionin, në duel liderësh. Ai absolutisht që do të ndodhë, mbetet vetëm të precizohet vendi dhe koha – deklaroi zëdhënës i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Mickoski fillimisht kishte kërkuar takim tet-a-tet me Zaevin për t’u njoftuar kryesisht për negociatat me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Më vonë ai kërkoi që ky takim të zhvillohet në media.

Të diskutojmë dhe ai të informojë qytetarët e Maqedonisë se si negocion dhe për çfarë negocion por të diskutojmë edhe për të gjithë dështimet në fushën e ekonomisë, në mos-zbatimin e reformave, në arsim, në shëndetësi dhe për politikat e gabuara që ndodhën për këtë një vit jo të plotë – deklaroi kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja po ashtu ka njoftuar organizimin e një proteste në datën 2 qershor, e cila do të mbahet para godinës së Qeverisë, siç thonë, për të shprehur zhgënjimin nga kryeministri Zaev dhe politikanët tjerë rreth tij.

Fatlume Dervishi 

Shpërndaj me