Zv/Kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani ka deklaruar se që sot do të caktohet takimi midis Kryeministrit Zaev dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për rekonstruimin e paralajmëruar.

Osmani, i cili ishte i pranishëm në takimin me studentët e Fakultetit Ekonomik, pranë UKM-së, ka thënë se kjo temë nuk duhet të dominojë në diskursin politik, sepse, siç theksoi ai, është më pak e rëndësishme duke patur parasysh veprimet thelbësore, e kjo është realizim i programit Qeveritarë dhe hapat e guximshëm për integrim të vendit.

Osmani gjithashtu theksoi se shpreson që vendimi i  BE-së në samitin e qershorit/korrikut, do të caktojë datë për të filluar bisedimet, duke potencuar edhe spekulimet siç i quajti ai të disa vendeve tashmë anëtare të BE-së, se kjo datë do ti jepet Maqedonisë së Veriut në Tetor./Alsat

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...