Pasi kryeministri Zaev ka qenë në titujt kryesor të shtypit grek për shkak të deklaratave për emrin, ai sot potencoi se megjithatë duhet të përdoret klima pozitive për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’u përshtatet të dyja vendeve. Sipas Zaevit, të dy vendet duhet të jenë ose njëjtë të kënaqura ose njëjtë të pakënaqura nga zgjidhja përfundimtare.

Unë dërgoj vetëm një mesazh që ne duhet të vazhdojmë, vërtetë me përkushtim me kujdes të ndërsjellë për pozitat e palës tjetër në negociata. Me një fjalë ne të kujdesemi për palën greke, ndërsa ata për neve, në mënyrë që të përpiqemi të bëjmë gjithçka, me të gjitha mendjen tona që e kemi me gjithë kreativitetin tonë, që të dyja palët të jenë të kënaqura me zgjidhjen përfundimtare ose të pakënaqur – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Alsat-M

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com