Kryeministri Zoran Zaev sot priti në takim ish-presidentin e Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, gjatë takimit, ish-presidenti Crvenkovski e informoi kryeministrin Zaev për iniciativën për organizimin e një konference rajonale në fillim të qershorit. Konferenca do të mbahet në Shkup me temë “Zgjerimin i BE-së në udhëkryq”.

Qëllimi i kësaj konference siç theksoi Crvenkovski në takim, është që të inkurajohet dhe të sigurohet mbështetje për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Me deklaratën e konferencës do të dërgohet mesazh deri tek udhëheqësit e Bashkimit Evropian për pasojat negative në rast të shtyrjes eventuale të këtij procesi.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pranoi ftesën, dhe do ta mbështes konferencën, thuhet mes tjerash në kumtesën e qeverisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...