Pa një datë për negociata me BE-në, dhe me tashmë zgjedhje tw parakohshme parlamentare të dakorduara, Kryeministri Zoran Zaev nuk heq dorë nga optimizmi, se ekonomia e brendshme do të tejkalojë pritjet këtë vit, duke dhënë rritje prej mbi katër për qind deri në fund të vitit. Për Zaevin, viti 2019 mbetet një vit ekonomik, pavarësisht gjithçka.

Unë pres që rritja këtë vit do të jetë, nga më së paku që kemi parashikuar, 3.5 për qind, dhe jam optimist se mund të tejkalojë katër për qind, sipas tendencave aktuale. Vitin tjetër parashikuam të rritet, nga ajo që kemi arritur deri më tani dhe natyrisht nëse motivimi mbetet në rrugën e duhur, në rrugën e duhur për BE, nëse ndodhë NATO-ja në muajt e parë të vitit, besoj se një trend i tillë do të vazhdojë të lëvizë  – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Por turbullirat e reja politike kanë ngritur shqetësime shtesë për sektorin e biznesit. Paraprinë një periudhë paqëndrueshmërie dhe pasigurie në ekonomi dhe me një situatë të tillë është e pamundur të arrihet një rritje më serioze ekonomike, thotë Danella Arsovska nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Për të qenë në hap me të gjitha ato procese ekonomike ku ne duam të shkojmë, duhet rritje e ndjeshme ekonomike. Por për fat të keq, për shkak të situatës së përgjithshme politike në vend, ne nuk jemi në gjendje ta arrijmë atë – tha Danela Arsovska, kryetare e LOE.

Ditët e fundit, biznesmenët kanë paralajmëruar se periudha e ardhshme nuk do të jetë e mirë për ekonominë. Qeveria, nga ana tjetër, pretendon se të gjitha projektet e shpallura, siç janë rritja e pagave minimale, subvencionet për makina, pagat më të larta në arsim dhe të ngjashme, do të realizohen. Por, nga sektori real thonë se ata kanë mësuar një mësim të mirë deri më tani, se në vitin zgjedhor ekonomia ngecë dhe biznesi merr frymë me vështirësi.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...