Kryeministri Zoran Zaev është i zhgënjyer me mënyrën se si disa kryetarë komunash i shpenzojnë paratë publike. Në vend të shlyerjes së borxhit dhe zhvillimit të qeverisjeve lokale, për qëllimet e të cilave u ndanë 50 milion euro nga buxheti qendror, ka ende kryetarë të komunave që zhyten borxhe me miliona dollarë dhe vazhdojnë me luksin. Kryeministri thotë se të gjithë do të përgjigjen para qytetarëve dhe votuesve, si dhe komunat janë nën kontrollin e Entit Shtetëror të Revizionit dhe Komisionit kundër-korrupsionit.

 Nuk më përshtatet mirë kur e di se çfarë kam bërë në menaxhmentin së bashku me Ministrinë e Financave, në buxhetin e vendit tonë, në mënyrë që të rritet kapaciteti i komunave, në mënyrë që të mund të ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Pesëdhjetë milionë euro derdhëm para për t’i shlyer borxhet këto komuna ndaj kompanive, kryesisht kompani vendase të cilëve iu kanë borxh jo me vite, por me dekada”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Pak ditë më parë, Ministri i Financave Dragan Tevdovski njoftoi se shpërndarjen e papërgjegjshme të parave publike nga disa kryetarë të komunave do ta zvogëlojë nëpërmjet rregullit fiskal kur të formohet buxheti vjetor i Komunës. Që nga fillimi, kur qeveria njoftoi se do të mbulonte gjysmën e borxhit komunal, ekspertët ishin skeptikë se masa do të kontribuonte në stabilizimin e gjendjes financiare të vetëqeverisjeve lokale. Konfirmim i kësaj është prokurimi i Komunës së Strugës e cila është në borxhe mbi 4 milion euro, ku para një muaji bleu flotë të makinave të reja në vlerë prej 100 mijë euro, nga të cilat vetëm vetura e kryetarit të komunës Ramiz Merko kushton 67 mijë euro. Borxhi i përgjithshëm i të gjitha komunave arriti pothuajse 100 milionë euro, qeveria vendosi të mbulojë 51 për qind të kësaj shume, paratë i siguroi me rebalancin e buxhetit, nga investimet kapitale të parashikuara por të parealizuara për vitin e kaluar.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me