Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski do ta vizitojnë zonën industriale në fshatin Reçicë, prë të cilën Qeveria nga fundi i vitit të kaluar ndau 20 milionë denarë për rregullim infrastrukturor. Zaev dhe Dimitrievski do të kontrollojnë aktivitetet ndërtimore të cilat po zbatohen në zonë, ndërsa do të realizojnë edhe takim me një pjesë të komunitetit afarist nga Kumanova për çka gjatë muajve të kaluar u paraqit interesim për ndërtimin e kapaciteteve në zonë, locuar në afërsi të autostradës drejt Serbisë.

Zona ndodhet në afërsi të autostradës Tabanoc – Kumanovë dhe përfshin sipërfaqe prej rreth 60 hektarëve. Zona industriale ndodhet në lokacion atraktiv, afër autostradës E-75 “Miqësia”, pesë kilometra deri te kufiri me Serbinë. Zona ka 51 parcela ndërtimore me madhësi të ndryshme, është e rregulluar në mënyrë urbanistike për industri të lehtë jo ndotëse, njësi tregtare, kapacitete akomodimi, servise dhe depo.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...