Kryeministri Zoran Zaev  në vigjilje të samitit të Këshillit Evropian që duhet të mbahet  në fund të qershorit në Bruksel, në të cilën duhet të konfirmohet data  për negociatat inkuadruese të vendit tonë me BE-në,  sot shkon për vizitë në Gjermani ku pret porosi pozitive  nga kancelarja Angela Merkel në lidhje me marrjen e datës për negociata.

“Të enjten pres porosi pozitive nga kancelarja Merkel me agjenda të përpikta dhe detaje  sepse të gjitha vendet nuk kanë kurrfarë  dilema as ndonjë argument kundër datës  për Maqedoninë e Veriut për fillim të  negociatave me BE-në. Vetëm duhet ta dimë se kur do të sillen vendimet konkrete. Kryemiistri Babish do të na ndihmojë  në Këshillin Evropian, do ta hap debatin,  besoj se kryesimi rumun  do të na vendosë në rend të ditës  së bashku me kryetarin Tusk sepse çdo porosi  pozitive  është motivuese për ne të vazhdojmë më tutje”, potencoi Zaev dje në pres konferencën e përbashkët me homologun e tij çek i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Ai theksoi se vendimet politike në vend për atë nëse do të ketë rikonstruim të Qeverisë ose zgjedhje të parakohshme  do të varen pikërisht nga vendimi  i Këshillit Evropian,  si dhe nga porositë dhe komunikimi i qartë për hapat e ardhshëm  të cilat do t’ia transmetojë kancelarja Merkel në takimin që duhet të mbahet të enjten. Jam i bindur se vendi do të marrë datë për negociata. “Nuk ka dilema se do të marrim datë për negociata, e rëndësishme është ajo të bëhet më herët. E rëndësishme është ta dijë BE-ja se ajo për ne është atraktive sepse gjithmonë ka treguar urtësi t’i bëjë reformat brenda, por edhe ta mbajë procesin e hapur për tërheqje të  vendeve të reja kandidate  për anëtarësim në BE de besoj se ajo do të ndodh. Ky motivim nga BE-ja për ne është i rëndësishëm për të vazhduar më tutje, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve nëse ka marrë vendim dhe për cilën nga tre  opsionet e mundshme (rikonstruim i Qeverisë, zgjedhje të parakohshme parlamentare, kthim të mandatit) ka vendosur,  ndërsa të cilat ai paraprakisht i paralajmëroi  në rast të mos marrim datë për negociata.

Ai tha se pas takimit të së enjtes me Merkelin, sipas të gjitha gjasave, fundjavën e ardhshme, do të pasojë mbledhja e këshillit qendror të LSDM, se janë vazhdimisht në koordinim me partnerët e koalicionit dhe varësisht nga vendimi i shumicës parlamentare dhe nëse ai do të mbahet, ashtu do t’i sjellin vendimet.

“Jemi transparentë deri në fund. Besoj se muaji qershor do t’i rrumbullakësojë të gjitha këto vendime politike brenda sepse gjithçka që punojmë është për shkak të integrimeve në BE dhe në NATO, që na ndikon komplet pozitivisht në proceset ekonomike dhe reformat”, tha Zaev.

Grupi i punës i kryeministrit Zaev  është në ftesë të Odës ekonomike të RF të Gjermanisë për Evropën lindore. Sipas paralajmërimeve të pres-shërbimit qeveritar, Zaev  do ta udhëheq delegacionin  në pritjen vjetore të Odës ekonomike të Gjermanisë për Evropën lindore  në të cilën do të mbajë fjalim.

Komisioni Evropian në raportet për përparimin e vendeve-kandidate që i publikoi  më 29 maj, u rekomandoi  vendeve anëtare t’i fillojnë  negociatat për anëtarësim  në BE  me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë.

Kryeministri Zaev sërish vlerësoi se  ky raport i cili përmban 10-të rekomandime me radhë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në është  më pozitiv deri tani, konfirmon se i plotësuam  të gjitha detyrat tona dhe se tërësisht jemi të gatshëm  për fillim të negociatave.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...