Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot është takuar me Zev Elkin, ministër për Jerusalemin dhe mbrojtje të mjedisit jetësor të Izaelit. Në takim është shprehur përkrahja për ndryshimet pozitive në shtetin tonë, proceset reformuese, ndërtimin e klimës së besimit mes qytetarëve, avancimin në vënien e raporteve të mira fqinjësore.

“Është përshëndetur guximi dhe suksesi i proceseve politike me rëndësi për integrimet euroatlantike. Në këtë drejtim janë mbështetur integrimet e hapura për në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aspiratat evropiane të shtetit. Bashkërisht është konstatuar se e gjithë kjo mundëson thellim shtesë të raporteve ekonomike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit. Është biseduar edhe për interesimin e shprehur të Qeverisë në Izrael për bashkëpunim më të thellë ekonomik me shtetin tonë si dhe mbështetjen e proceseve integruese”, thuhet në komunikatën e pres shërbimit qeveritar.

“Këto procese për qytetarët dhe për shtetin nënkuptojnë stabilitet dhe siguri, por edhe ekonomi. Impakti, ndikimi mbi ekonominë, nga këto procese është i dukshëm. Investitorët e huaj janë më të interesuar për investimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në shtetin tonë janë të pranishëm kompani nga Izraeli dhe përcaktimi jonë është të zhvillohet bashkëpunim ekonomik”, ka thënë kryeministri Zaev.

Nga ana tjetër, ministri izraelit Elkin i është falënderuar kryeministrit Zaev për mbështetjen në shënimin e 76 vjetorit të deportimit të hebrenjve që sot shënohet në Shkup në ruajtjen e rëndësisë së Qendrës memoriale të holokaustit në Shkup, të rrugës së Jerusalemit tek varrezat në Manastir. Kryeministri Zaev ka konstatuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit janë shtete mike që nuk kanë çështje të hapura bilaterale dhe se përmes respektimit të kulturës dhe traditës mes dy vendeve, raportet vetëm mund të zhvillohen.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...