Qeveria është e vendosur për të ndihmuar dhe përmirësuar kushtet e punës në institucionin e Avokatit të Shtetit. Kryeministri Zaev vlerëson se institucioni në fjalë ka një rëndësi të veçantë për sistemin shtetëror dhe se në bashkëpunim me MPB-në, do të gjendet mënyrë për sigurimin e institucionit.

Jemi të vendosur që të përmirësojmë kushtet dhe ta modernizojmë këtë institucion, avokati i shtetit është pjesë e efikasitetit të proceseve të cilat ndikojnë ndaj institucioneve të tjera dhe jetëve të qytetarëve– theksoi Zaev.

Kryeministri Zaev theksoi se ky institucion është i rëndësishëm për Republikën e Maqedoninë për shkak se është faktor për mbrojtjen e shtetit në procedurat gjyqësore.

Jemi të vendosur t’i përmirësojmë kushtet për punë dhe të mbështesim modernizimin e këtij institucioni. Kjo është pjesë përbërëse e efikasiteti të procesit që ndikon edhe në institucionet tjera dhe në jetën e qytetarëve – theksoi kryeministri Zaev para Avokatëve të shtetit.

Kryeministri Zaev njëkohësisht apeloi që Avokatët e shtetit të bëjnë gjithçka që është në ingerencat e tyre që të dinamizohen proceset e denacionalizimit dhe të mos ketë ngecje.

Avokatët e shtetit  nga ana tjetër shprehën kënaqësi për mbështetjen e Qeverisë për sigurimin e kushteve kadrovike dhe logjistike që do të ndikojë në përmirësimin e punës së këtij institucioni. Sigurimi i kushteve për digjitalizimin e Arhivës dhe të të gjitha lëndeve që në të ardhmen do të pranohen për punë dhe angazhimet për vënien e sistemit elektronik janë vendimtare për rritjen e efikasitetit.

Avokati i shtetit Fehmi Stafa përshëndeti angazhimin e Qeverisë për përmirësimin e kushteve për punë dhe faleminderoi kryeministrin Zaev për vizitën e tij të parë në këtë institucion shtetëror. Ai tha se shpreson që komunikimi i këtill do të vazhdojë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, përmirësimit të kushteve dhe efikasitetit të punës së Avokaturës së shtetit.

Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me