Gruevizmi vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit, kërkesa kundër çdo logjike, kundër BE-së, kundër NATO-s, kundër vlerave dhe principeve, kështu kryeministri Zoran Zaev sot ka filluar pres-konferencën dhe vlerësoi takimin e mbrëmshëm të liderëve maqedonas, por siç theksoi ai, kushtin e vetëm e ka vendosur kreu i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickovski

Unë jam plotësisht i dëshpëruar, kisha shpresë se mundemi të ndryshojmë rrjetin dhe të dalin nga lëkura e paraardhësve të tyre. Jemi munduar që të gjejmë gjuhë të përbashkët, mirëpo VMRO-DPMNE kërkone me çdo kusht lëndët e PSP-së të jenë nën kontrollin e tyre, të ndalojnë të gjitha para-hetimet dhe hetimet, kriminalitetin e regjimit të fshehim. Këtë nuk guxojmë të lejojmë, ka thënë Zaev duke shtuar se shteti i së drejtës do të vijë her do kur do./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...