Kryeministri Zoran Zaev sot në Shtip në vendosjen e shtyllës së parë elektrike të largpërçuesit të ri nga Shtipi në Probishtip ka thënë se pret të gjendet mënyrë për pranimin optimal të kërkesave të sindikatave për rritjen e pagave të të punësuarve në arsim, polici, pensionistët, të punësuarit. Ai ka shtuar se si Qeveri janë të përkushtuar të investojnë në kapitalin njerëzor, jo siç tha, “në periudhën e kaluar në “marrëzi” të ndryshme siç janë fasada apo muze.

“Kjo masë jep mundësi të ngritën 782 mijë paga në shtet. Aq janë të punësuar në vendin tonë. Besoj se projekti do të jetë i suksesshëm, do ishte i mjaftueshëm me 10 deri 20 për qind suksesshmëri, për atë se kemi institucione ku pagat janë të larta dhe jepen të gjitha në llogari, nëse ai proces është i suksesshëm bile edhe t’u përgjigjemi të gjitha pritjeve të sindikatave, ajo do të thotë edhe proces i parë për rritjen e pagave”, ka thënë Zaev.
Konsideron se me rritjen e rrogave do të përmirësohet standardi jetësor i popullatës, por do të sjell edhe rritje dhe zhvillim të vendit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...