Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Jashtem Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i vendit Gjorgje Ivonov. Takimi zgjati vetëm dy minuta, sepse  Presidenti Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do te paraqitet ne konferencë për shtyp dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij. Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje te gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Shpërndaj me