Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka folur për ekonominë në Maqedoninë e Veriut në këto dy vite. Ai ka theksuar se ekonomia po lëvizë në drejtimin e duhur.

“Të dhënat nga ana e Organizatës Botërore Tregtare tregojnë zhvillim të madh dhe kemi zvogëlim drastik të papunësisë. Kjo ka të bëjë me uljen e deficitit në bilancin tregtar. Të ardhurat neto nga investimet e huaja janë rritur, ndërkaq ekonominë e kemi në rrugë të mirë. Për atë, Organizata Botërore Tregtare ka shkruar “Maqedonia ka marrë masa për rritjen e atraktivitetit për investimet e huaja”. Maqedonia e Veriut ka rritje prej 25 vendeve sa i përket inovacionit, në Indeksin Botëror të Inovacionit. Në lidhje me klimën e biznesit është ranguar për 28 vende. Kjo është dëshmi se politikat ekonomike të Qeverisë i japin rezultatet dhe ky është vit i ekonomisë”, tha Zaev.

Zaev tha se gjendja e trashëguar ekonomike nuk ka premtuar shumë, ka ekzistuar dëshpërim dhe katastrofë financiare, por me punë të përkushtuar është stabilizuar gjendja.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...